Zvicra U-17 me lehtësi e ka mposhtur me rezultat 3:1 Egjiptin U-17, në ndeshjen e luajtur në Doha të Katarit.
Zvicra është kualifikuar në të tetën e finales së Kampionatit Botëror.
Futbollistët shqiptarë, Adrien Llukes e Erblin Sadikaj, u paraqitën nga minuta e parë në fitoren e thellë të Zvicrës.
Sadikaj asistoi në golin e tretë në minutën e 58-të.
Golat për zviceranët i realizuan Scherrer (16), Bruchez (39), Stiel (58) dhe për Egjiptin Roshdy (90+1’).,