Christian Pulisic ka pranuar se po kalon momentin më të mirë të karrierës, ndërsa te Milani ndjehet më i pjekur dhe më i lirë për të shfaqur vlerat e tij. Në një intervistë për CBS Sports, ai flet për objektivat, rikthimin nga dëmtimi, jetën në Itali dhe ndikimin e Luka Modriç
Christian Pulisic po përjeton një fazë të re në karrierën e tij dhe këtë e pranon vetë në një intervistë të gjatë për CBS Sports, ku thotë se fizikisht dhe mendërisht ndodhet në pikën më të lartë.
“Jam në një moshë të mirë, ndoshta në momentin tim më të fortë.
Shpresoj gjithmonë që ‘prime’-i im të jetë sezoni tjetër, por nëse ky është, dua ta shijoj”, shprehet ai, duke nënkuptuar qartë se te Milani ndihet i rilindur.
Për sulmuesin amerikan, titulli kampion mbetet një objektiv i padiskutueshëm.
“Nuk dua ta shoh sezonin nga ana negative. Do të japim më të mirën dhe do të gjykohemi ndeshje pas ndeshjeje”, shton ai, duke kujtuar se edhe sezonet pa trofe mund të sjellin kënaqësi, por se ngritja e kupës mbetet e pazëvendësueshme.
Pas rikthimit në fushë kundër Parmës, Pulisic e sheh dëmtimin e fundit si një pengesë të vogël në rrugëtimin e tij. “Është frustrim i madh kur lëndohesh, sidomos kur gjërat po shkojnë mirë.
Por jam i lumtur që u ktheva kaq shpejt; mund të kishte qenë më keq”, thotë ai, duke shpjeguar se për këtë arsye nuk iu bashkua kombëtares amerikane:
“Nuk ishte momenti i duhur të kthehesha me ta. Duhej të kujdesesha për trupin tim”.
Amerikani rrëfen se në dhomën e zhveshjes është më i qetë, por jo i painicizueshëm. “Kam mësuar të flas më shumë. Nuk jam tipi që bërtet, por them atë që duhet”, thekson ai. Mes humorit, Pulisic flet edhe për episodin e famshëm me Luka Modric, i cili u paraqit në Milanello me iPhone të ri për çdo lojtar.
“Nuk e dija që ishte bërë publike, por po… ndodhi”, thotë ai mes të qeshurave. Ndërsa vetë ai, si pjesë e ritit të inicimit, u detyrua të këndonte “Party in the USA” — një moment që e cilëson “katastrofë totale”.
Sa i takon jetës në Itali, Pulisiç nuk e fsheh entuziazmin: “Më pëlqen kultura, njerëzit, ushqimi… më shumë se Londra, padyshim”.
Në fund, ai ndalet edhe tek e ardhmja e largët: “Kam menduar çfarë do të bëj pas karrierës, por nuk e di ende. Dua edhe 10 vite futboll. Pastaj… do të kaloj më shumë kohë në SHBA”.
Pulisiç nuk fsheh se sheh tek Modriç një shembull frymëzues: “Ai ka 40 vjeç dhe luan sikur ka 20. Shpresoj të shkoj aq larg sa ai”.