Dinamo do i zhvillojë dy ndeshjet e ardhshme si klub pritës, pikërisht në stadiumin “Air Albania”. FSHF e ka konfirmuar vendimin e papritur për dinamovitët, që largohen edhe nga “Elbasan Arena” pas stadiumit “Selman Stërmasi”.
Skuadra e Ilir Dajës do e luajë takimin e parë në “Air Albania”, pikërisht përballë Elbasanit. Ndeshja e javës së 12-të është programuar për të shtunën(22 nëntor), prej orës 19:00.
Një tjetër sfidë e konfirmuar tashmë është Dinamo-Tirana.
Të mërkurën e 3 dhjetorit, ky takim do të luhet në “Air Albania” prej orës 19:30.
Dinamo ka shmangur kështu ndeshjen si pritës në “Elbasan Arena” ndaj Elbasanit vendës, apo atë me Tiranën në “Selman Stërmasi”. Mbetet për t’u parë nëse i njëjti stadium do të preferohet edhe për në vazhdim.