Edhe pse jemi në pushimet ndërkombëtare, sot është zhvilluar një ndeshje miqësore mes dy skuadrave kosovare.
Në stadiumin ”18 Qershori” në Klinë, Dukagjini ishte nikoqire e Prishtinës.
Skuadra nga Klina doli triumfuese nga kjo përballje, duke fituar me rezultat 2:1.
Meris Maliqi dhe Mërgim Pefqeli ishin golashenues për Dukagjinin, derisa te Prishtina golin e realizoi Leotrim Kryeziu.