Prizren: Zyrtari i Postës sul*mohet me mjet të fort, më pas god*itet edhe një dëshmitar

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Zyrtari i Postës sul*mohet me mjet të fort, më pas god*itet edhe një dëshmitar

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot (14.11.2025), rreth orës 12:40, është raportuar për një sulm që ka ndodhur në qendër të qytetit të Prizrenit, ku një i dyshuar e ka goditur me mjet të fort një zyrtar të Postës së Kosovës, raporton GeP.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore, raporton Gazeta e Prizrenit. Personat e përfshirë dhe dëshmitarët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave, gjatë kthimit për në shtëpi, njëri nga dëshmitarët është sulmuar sërish me mjet të fort, kësaj radhe nga vëllai i të dyshuarit të parë.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën e Prizrenit zëdhënësi rajonal i Policisë, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se incidenti ka nisur për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth parkimit.

Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe ka intervistuar të gjitha palët e përfshira. Me vendim të prokurorit të shtetit, njëri nga të dyshuarit është ndalur në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari i dytë është në kërkim.

Policia po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të rastit, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit