Kombëtarja e Kosovës U-21 ka shënuar fitore të madhe në Larnaca, me rezultat 4:0 ndaj Qipros U-21, në takimin e vlefshëm të Grupit A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U-21 që mbahet në vitin 2027.
Selektori Afrim Tovërlani me djelmoshat e tij importuan tre pikë tejet të mëdha, duke mbajtur gjasat reale për dy vendet e para.
Ndeshja u luajt në stadiumin "Ethnikos Achnas" në Larnaca të Qipros, ndërsa djelmoshat tanë shkatërruan Qipron.
Formacioni i Kosovës
Futbollisti Eliot Bujupi ka realizuar në minutën e 16-të për epërsinë e Kosovës.
Në fund të pjesës së parë (45+4’) Leon Frokaj realizoi nga penalltia për 0:2.
Bujupi në formë të lartë, shënon golin e dytë të tij personal dhe të rezultatit 0:3 në minutën e 61-të.
Lendrit Shala thellon fitorern (0:4) në minutë n e 90+1.
Pas xhiros së katërt, Kosova është në vend të tretë me 7 pikë e Qipro në të pestin me 0 pikë.