Selektori i Sllovenisë kërkon ndihmën e tifozëve ndaj Kosovës

- Bota Sot

Selektori i Sllovenisë kërkon ndihmën e tifozëve ndaj Kosovës

Kombëtarja e Kosovës do të luajë ndaj Sllovenisë, nesër (e shtunë), me fillim nga ora 20:45 në “Stozice Stadion”.

Para takimit “jetë a vdekje” për Slloveninë, foli selektori i Sllovenisë, Matijaz Kek.

Ai ka thënë se Kosova ka kualitet, teksa kërkon ndihmën e tifozëve në stadium.

“Kjo ndeshje ka rol të madh pasi është fundi i kualifikimeve.

Duhet të jemi të vetëdijshëm që në stadiumin e stërmbushur, të kemi përgjegjësi.

E respektojmë shumë kualitetin që ka Kosova, por ne mendojmë për gjërat tona pozitive. Jemi të vetëdijshëm për përgjegjësitë që i kemi. Uroj të kemi ndihmën e tifozëve.

Këto janë ndeshje ku kërkohet karakter në fushë. Jam shumë i sigurt se do të jemi të mirë nesër”, ka deklaruar Kek të premten në konferencën për shtyp.



Lexoni të gjitha në Bota Sot