Gruaja që u përball me dronin rus

- Bota Sot

Gruaja që u përball me dronin rus

Në fshatin Hoptivka të rajonit të Kharkiv në Ukrainë, një grua ka vdekur pasi mori në dorë një dron rus i cili shpërtheu.

Kështu ka njoftuar në Telegram nga Shefi i Administratës Ushtarake të Qytetit Derhachi, Viacheslav Zadorenko.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm.

“Një grua 80-vjeçare, duke shpërfillur jetën dhe sigurinë e saj, mori në dorë një dron rus, i cili shpërtheu në duart e saj. Qytetarja pësoi lëndime fatale dhe vdiq në vendngjarje”, thuhet në deklaratë.

Zadorenko theksoi se në asnjë rrethanë nuk duhet të preken objektet e dyshimta; në vend të kësaj, publiku duhet ti raportojë menjëherë ato duke telefonuar në numrat 112, 101 ose 102.

Siç raportohet nga Ukrinform, në fshatin Cherkaski Tychky në rajonin e Kharkiv, forcat ruse goditën një automjet të shërbimit të gazit me një dron FPV.



Lexoni të gjitha në Bota Sot