Lotët e shqiptarit, media e njohur britanike habit

- Bota Sot

Lotët e shqiptarit, media e njohur britanike habit

Futbollisti Armando Broja po kalon një moment të vështirë psikologjik. 

Sulmuesi shqiptar nuk po shprehet dot në fushën e lojës dhe po kalon një ngërç si në klub ashtu edhe në Kombëtare.

Në ndeshjen e fundit kundër Andorrës, Broja ishte i trishtuar.

Kur të gjithë shkuan që të festonin, ai ishte në stol i mërzitur dhe në lot. I pakënaqur me veten dhe ndoshta edhe për faktin që është në një rol, ku nuk mund të jap më të mirën e tij.

E gjitha kjo situatë ka marrë edhe vëmendjen e prestigjiozes britanike

“The Sun” e cila ka shkruar për momentin e vështirë të futbollistit tonë duke treguar se ishte Elseid Hysaj që e mori me forcë për t’u bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot