Media serbe çartet me Xherdan Shaqirin: Ia hedh gjithë fajin serbëve

- Bota Sot

Media serbe çartet me Xherdan Shaqirin: Ia hedh gjithë fajin serbëve

Ylli i futbollit, Xherdan Shaqiri, sa herë që flet, serbëve iu kujtohen humbjet në Kaliningrad në vitin 2018 dhe në Doha të 2022, në dy raste në Kampionatin Botëror, së bashku me Granit Xhakën dhe Zvicrën, e mposhtën Serbinë duke e eliminuar nga gara.

Media serbe “Alo:” shkruan për kapitullimin e serbëve më 22 qershor të vitit 2018, kur Shaqiri vulosi fitoren (2;1) e Zvicrës në minutën e 90-të.

Ky farë mediumi e quan provokator djalin e artë nga Kosova, me titull: “Shaqiri ua hodhi të gjithë fajin serbëve”.

“Në atë kohë, Shaqiri ishte shënuesi i golit (2:1) të cilin e festoi duke provokuar dhe duke treguar shqiponjën shqiptare. Simboli i vendit ku ka rrënjët”, shkruan media serbe.

“Në një intervistë me "SRF" zvicerane, futbollisti aktual i Baselit u përpoq të shpjegonte aktin për të cilin fajësoi - serbët?!”, shkruan më tej.

“Shumë u shkrua në atë kohë. Ne dhe familjet tona u provokuam jashtëzakonisht nga pala serbe para ndeshjes së Kupës së Botës, veçanërisht në rrjetet sociale. Kështu treguam etje për fitore dhe në fund, arritëm vetëm një fitore sportive dhe ishte e rëndësishme", tha Shaqiri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot