Duka: Me Anglinë mund të ndodhë gjithçka!

- Bota Sot

Duka: Me Anglinë mund të ndodhë gjithçka!

Kreu i qeverisë së futbollit u shpreh se objektivi i skuadrës në këto kualifikuese u arrit, pavarësisht vështirësive, duke qenë se në grup bëjnë pjesë ekipe si Anglia, Serbia, Letonia dhe Andorra.

Ndër të tjera, Presidenti Duka vlerësoi ndeshjen ndaj Serbisë si një prej më të bukurave të këtyre kualifikueseve dhe foli për sfidën e nesërme kundër Anglisë në “Air Albania”, si edhe për play-off-in dhe kundërshtarët e mundshëm.

“Çdo kualifikim, qoftë ai në finalet e Europianit më parë por edhe ky tashmë në play-off ka gjithmonë emocionet e veta dhe ndryshon njëra nga tjetra. Emocione të bukura.

Por kualifikimi në play-off të Kampionatit Botëror është historik për ne dhe besoj se të gjithë duhet të ndihemi me fat që jetojmë në këtë epokë”, tha Armando Duka.

Në fjalën e tij numri një i Federatës Shqiptare të Futbollit pranoi se objektivi i kuqezinjve ka qenë vendi i dytë.

“E dinim se me Anglinë do e kishim shumë të vështirë. Jo të pamundur, pasi në futboll ndodh gjithçka, por e dinim që do ishte e vështirë.

Me Serbinë kishim ndeshje vërtetë sensitive, por përballjet direkte i kishim me ta. ashtu sikurse duhet vlerësuar edhe Letonia e Andorra. Mos të harrojmë barazimin në Letoni sepse e kam thënë dhe vazhdoj ta them që nuk ka më ekipe të lehta.

E kam besuar, sepse kam parë çdo përgatitje të skuadrës dhe kam qenë në çdo grumbullim”, tha Duka.



Lexoni të gjitha në Bota Sot