Cakolli, Kabashi e Tairi u paraqitën në fitoren e Zvicrës U-19

- Bota Sot

Cakolli, Kabashi e Tairi u paraqitën në fitoren e Zvicrës U-19

Zvicra U-19 ka shënuar fitore të lehtë me rezultat 3:0 ndaj San Marinos, në ndeshjen e grupit 10-të të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Futbollistët shqiptarë, Dion Cakolli e Leart Kabashi, u paraqitën titullarë e Zidan Tairi nga minuta e 46-të në fitoren e thellë të zviceranëve.

Kabashi u zëvendësua në minutën e 62-tën e Cakolli në të 76-tën

Shënues: Rufener (21), da Silva (69) e Vasoviq (90
3).

Pas xhiros së dytë, Zvicra kryeson me 6 pikë e San Marino është në fund me 0 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot