Real Madrid në telashe

- Bota Sot

Real Madrid në telashe

Real Madrid po përballet me një valë dëmtimesh gjatë pushimit ndërkombëtar, dhe listës së lojtarëve të rikthyer para kohe i është shtuar edhe mbrojtësi Dean Huijsen.

Huijsen është larguar sot nga grumbullimi i kombëtares së Spanjës pas një lëndimi muskulor të pësuar gjatë stërvitjes në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Pas shqetësimeve të para, stafi mjekësor i “La Roja”-s vendosi që ai të mos vazhdojë më tej dhe të rikthehet menjëherë në Madrid për kontrolle të detajuara.

Mbrojtësi i ri i ishte bashkuar kombëtares për ndeshjet e radhës, por dëmtimi e detyroi të ndërpresë angazhimet, duke e bërë atë lojtarin e pestë të Real Madridit që braktis grumbullimin këtë javë – pas Thibaut Courtois, Fede Valverde, Kylian Mbappé dhe Eduardo Camavinga.

Real Madridi shpreson që gjendja e Huijsen të mos jetë serioze, pasi ekipi ka një periudhë të ngarkuar ndeshjesh pas rikthimit nga pushimi ndërkombëtar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot