Shkëndija fiton në Strugë, fundos edhe më shumë Shkupin

- Bota Sot

Shkëndija fiton në Strugë, fundos edhe më shumë Shkupin

Shkëndija e Tetovës ka fituar ndeshjen e mbetur të javës së 12-të ndaj Shkupit, e cila u luajt në Strugë.

Tetovarët arritën fitore me rezultat 2:1 ndaj Shkupit, në kuadër të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Përderisa Shkëndija afrohet tre pikë me liderin Vardarin e Shkupit, Shkupi është fundosur në renditje me vetëm një pikë.

Shkëndija ngadhënjeu me golat e Fetait e Latifit.

Shkupi po kalon rezultatet më të errëta në histori, 1 barazim e 12 humbje për 13 javë.

Vardari kryeson me 33 pikë, pasojnë Struga Trim Lum me 32, Shkëndija 30, Sileksi 25, Bashkimi 22 pikë etj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot