2 Korriku shokon Trepçën, Istogu merr tre pikë të mëdha

- Bota Sot

2 Korriku shokon Trepçën, Istogu merr tre pikë të mëdha

2 Korriku i Prishtinës ka arritur fitore te rëndësishme, ndërsa Trepça ka bërë edhe një hap fals drejt kreut të tabelës.

2 Korriku e mposhti me rezultat 2:0 Trepçën, në takimin e javës së 17-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Fitore të madhe ka arritur edhe Istogu, duke e mundur me 1:0 Prizrenin.

Autor i golit është futbollisti Qëndrim Jahaj.

Trepça zë vendin e nëntë me 24 pikë, Istogu është në të 11-tin me 18 sosh, Prizreni renditet në të 14-tin me 12 sa ka edhe  2 Korriku një pozitë më poshtë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot