Tifozët e Rumanisë shkaktojnë skandalin e radhës.
Tifozët rumunë që provokuan rëndë Kosovë, provokojnë edhe Bosnjën dhe Hercegovinës.
“Vendi është në provë: Rumunëve duhet tu ndalohet të vijnë në Zenicë pas kësaj!”, shkruan media boshnjake “Sportsport:.
Pankarta e turpit nga rumunët
“Sonte, duke filluar nga ora 20:45, në Zenicë do të luhet ndeshje kualifikuese e Kupës së Botës në futboll, midis Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Rumanisë.
Tifozët rumunë përdorën rrugën e tyre për në Zenicë për t’u ndalur në Beograd, ku bënë foto me tifozë nga Serbia, por kjo nuk është e gjitha.
Në fakt, një foto e tifozëve nga Rumania u publikua me një pankartë që lavdëronte kriminelin e dënuar të luftës Ratko Mlladiq”, shkruan media boshnjake.
"Mlladiq, një hero evropian, i uli myslimanët në zero", është pankarta e turpit pranë flamurit të Dinamo së Bukureshtit.
"Gjatë rrugës për në Zenicë për të mbështetur ekipin kombëtar, vizituam vëllezërit tanë në Serbi, me qëllim që të dërgonim një mesazh të përbashkët se duam të japim alarmin", shkruajnë mes të tjera tifozët famëkeq rumunë.
"Rroftë Serbia! Rroftë Rumania", është mesazhi skandaloz i tifozëve rumunë.
Një provokim i madh ndaj shtetit të Bosnjës.