Media sllovene e bën të qartë para sfidës me Kosovën

- Bota Sot

Media sllovene e bën të qartë para sfidës me Kosovën

Po afrohet ndeshja e madhe mes Sllovenisë dhe Kosovës në kuadër të Grupit B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll.

“Në Stozhice të plotë kundër Kosovës, vetëm fitorja vlen për Slloveninë”, është titulli i mediumit slloven “Rtvslo”.

“Në orën 20:45, futbollistët sllovenë do të luajnë ndeshjen e parafundit të kualifikueseve të Kupës së Botës në Stozhice. 

Kundërshtari është Kosova, dhe nëse skuadra e Matjazh Kek dëshiron të qëndrojë në ndeshjen e Kupës së Botës, vetëm tre pikë vlejnë.

Sllovenia është aktualisht në vendin e tretë në Grupin B me tre pikë, Zvicra kryeson me dhjetë, Kosova vjen pas me shtatë, dhe Suedia, e cila do të jetë kundërshtari i fundit i kombëtares sllovene në këto kualifikuese të martën në Stokholm, ka një pikë”, shkruan media sllovene.



Lexoni të gjitha në Bota Sot