Kazakët shtyjnë festën e Belgjikës

- Bota Sot

Kazakët shtyjnë festën e Belgjikës

Kazakistani ka befasuar Belgjikën, dukë luajtur baras (1:1) në ndeshjen e xhiros së parafundit të grupit J të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. 

Belgjika kthehet vetëm me një pikë nga Astana, për çka i shtyhet festa për ndeshjen e fundit me Lihteshtejnin që luhet më 18 nëntor.

Belgjika veç e ka në xhep kualifikimin direkt në Kampionatin Botëror, por i duhet edhe një pikë.

Për belgët shënoi futbollisti Vanaken (48’) dhe për vendasit Satpaev (9). 

Në minutën e 79-të Chesnokov i Kazakistanit u përjashtua me karton të kuq.

Në Grupin J, Belgjika kryeson me 15 pikë, pasojnë Maqedonia e Veriut me 13, Uells 10, Kazakistani 8 dhe Lihteshtejni 0.



Lexoni të gjitha në Bota Sot