Greqi/Del nga rruga autobusi me 30 pelegrinë, raportohet për 12 të lënduar

- Bota Sot

Greqi/Del nga rruga autobusi me 30 pelegrinë, raportohet për 12 të lënduar

Një autobus me 30 pelegrinë ka përfunduar jashtë rrugës këtë të shtunë, në afërsi të Athinës.

Mediat greke raportojnë se 12 persona kanë marrë dëmtime, ndërsa rrethanat e tjera të aksidentit ende nuk bëhen me dije .

Autoritetet greke janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes.

Autobusi ishte nisur nga qyteti i Larisa dhe kishte destinacion një manastir në Kanalia, Magnezi.

Forcat e policisë, tre automjete të zjarrfikësve dhe katër ambulanca shkuan me shpejtësi në vendngjarje, ndërsa shoferët që kalonin ndaluan dhe nxituan për të ndihmuar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot