Goli historik kundër Serbisë, prindërit e lojtarit befasojnë nnë Kosovnë

- Bota Sot

Goli historik kundër Serbisë, prindërit e lojtarit befasojnë nnë Kosovnë

Në prag të ndeshjes me Anglinë për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, sulmuesi i Kombëtares Rey Manaj është surprizuar nga prindërit e tij.

Ata kanë vendosur të vizitojnë qytetin e Mitrovicës, teksa nuk kanë hezituar të pozojnë pranë murales ikonike, ku Manaj feston me shqiponjë golin e fitores karshi Serbisë në Leskovc.

Bomberi lushnjar nuk ka ngurruar ta postojë këtë imazh në “story”-in e “Instagram”.

Muralja e Manajt në Mitrovicë dhe prindërit e tij

Vetë Rey Manaj ka një simpati të veçantë për Kosovën dhe kombëtaren “Daradane”, ku në prononcimin pas fitores me Andorrën, shprehu dëshirën që edhe Kosova të jetë pjesë e fazës “play-off” për “Botërorin 2026”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot