Kosova luan sot një ndeshje shumë të rëndësishme në rrugëtimin e saj drejt Botërorit 2026.
“Dardanët” përballën me Slloveninë duke qenë të ndërgjegjshëm që një rezultat pozitiv i siguron matematikisht një vend mes dy ekipeve të para.
Sigurisht, nuk do të jetë e lehtë me ekipin i cili është ndjekësi i parë dhe rival i mundshëm për kualifikimin e mëtejshëm.
Por me formën që po kalon skuadra e drejtuar nga Franko Foda, duket se gjithçka është e mundur dhe një rezultat pozitiv sot, mund ta kthente duelin ndaj Zvicrës në finale për kalimin direkt në Botëror.