Kosova drejt play-offit, kundërshtari mësohet më 20 nëntor

- Bota Sot

Kosova drejt play-offit, kundërshtari mësohet më 20 nëntor

Sllovenia e Kosova po zhvilliojnë betejën vendimtare në grupin B kualifikues për Botërorin 2026, raporton KosovaPress.

Dardanët në stadiumin “Stozhice” të Lubjanës kanë ngritur epërsinë në 2:0, me një autogol të mbrojtjes sllovene.

Portieri Obllak u befasua keq dhe nuk mundi ta ndalë topin që po shkonte drejt portës së tij pasi e preku gabimisht Zhan Karniçnik në minutën e 64-të.

Golin e parë për dardanët e shënoi Fisnik Allsani në minutën e gjashtë.

Kosova renditet e dyta në grup me 10 pikë, tri më pak se Zvicra lidere, e cila po avancon ndaj Suedisë 2:1.

Shorti i garave të play-off do të mësohet më 20 nëntor. Kujotjmë, edhe Shqipëria është në play-off në grupin e saj K dhe Ndeshjene rdhës e ka nesër ndaj Anglisë në “Air Albania”.

Kosova lojën e ardhshme do ta zhvillojë më 18 nëntor si vendëse ndaj Zvicrës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot