Media sllovene reagon pas disfatës nga Kosova: Ia mbyllën derën

- Bota Sot

Media sllovene reagon pas disfatës nga Kosova: Ia mbyllën derën

Kosova shkëlqeu në Lubjanë, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Slloveninë, në takimin xhiros së pestë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll.

Kosova futet në play-off, ndërsa Sllovenia i humbi të gjitha shpresat.

“Nata e zezë e Sllovenisë, shpresat për Kupën e Botës kanë mbaruar!

Një gol i shpejtë, një karton i kuq për Stojanoviqin dhe një autogol nga Karnicnik ia mbyllën derën Sllovenisë për në Kupën e Botës 2026”, shkruan media sllovene “Delo”.

Zvicra është në vend të parë në Grupin B me 13 pikë, Kosova e dyta me 10, Sllovenia 3 dhe Suedia 1 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot