Kosova është një Brazil i dytë i futbollit në Evropë.
Djelmoshat tanë shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Sllovenisë në Lubjanë, në ndeshjen e xhiros së pestë të Grupit B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll.
“Kosova në play-off-in e Kupës së Botës!
Një gabim i madh nga një djalë me rrënjë serbe (futbollisti Petar Stojanoviq) - autogol i shtyu ata drejt Kupës së Botës
Lojtarët e Kosovës mposhtën Slloveninë me rezultat 2:0.
Me këtë triumf, Kosova siguroi një vend në play-off për Kupën e Botës”, shkruan mes të tjera media serbe “Blic”.
“Lojtarët e Kosovës festojnë ndaj Sllovenisë me 2:0 (1:0) në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Golashënues Asllani në minutën e 6-të, ndërsa Zhan Karnicik shënoi autogol në minutën e 64-të të ndeshjes.
Sllovenia ishte me një lojtar më pak që nga minuta e 53-të, pasi Petar Stojanoviq mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua.
Me këtë triumf, Kosova siguroi një vend në play-off për Kupën e Botës”, shkruan mes të tjera “Kurir”.