Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka dhënë një fjalim emocionues në dhomat e zhveshjes, pas fitores historike në Slloveni.
Kosova fitoi 2-0 ndaj Sllovenisë si mysafire, me golin e Fisnik Asllanit, dhe autogolin e Zan Karnicnik.
Amir Rrahmani, një fjalim emocionues para bashkëlojtarëve.
“Kjo është fitore historike, edhe secili i keni meritat tuaja, si lojtarët që kanë luajtur, si ata që s’kanë luajtur, si Edoni. Ne tash do të bëhemi gati për ndeshjet e marsit”, dëgjohet duke thënë ai.