Këta janë dy futbollistët me notën më të lartë në ndeshjen Sllovenia – Kosova

- Bota Sot

Këta janë dy futbollistët me notën më të lartë në ndeshjen Sllovenia – Kosova

Kombëtarja e Kosovës arriti fitore 0:2 ndaj Sllovenisë në kualifikim për Kupën e Botës, duke siguruar vendin e dytë që çon në play-off.

Në sajtin “Sofascore”, futbollisti me notën më të lartë është vlerësuar Fisnik Asllani – i cili shënoi golin e parë në këtë sfidë.

Sulmuesi i Hoffenheim është vlerësuar me notën 7.5.

Kurse në faqen e njohur “Flashscore”, më i miri në këtë ndeshje ishte Mërgim Vojvoda me notën 7.7.

Mbrojtësi kosovar bëri një super paraqitje në fitoren 0-2 ndaj Sllovenisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot