Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi ka folur pas ndeshjes historike ndaj Sllovenisë.
Kosova fitoi 2-0 si mysafire e Sllovenisë, për të siguruar një vend në play-offin e Botërorit.
Ai ka thënë se të gjithë lojtarët e kanë dhënë maksimumin, duke thënë se kanë arritur qëllimin.
“Kemi dhënë maksimumin, më shumë se 100%, kemi arritur qëllimin, tash do të punojmë fortë për ndeshjet e marsit.
Është historike kjo arritje, fokusi jonë është të kualifikohemi për Botëror”, tha ai pas ndeshjes.