Selektori i Zvicrës habitet me Kosovën, ka këto fjalë

- Bota Sot

Selektori i Zvicrës habitet me Kosovën, ka këto fjalë

Murat Yakin, selektori i Zvicrës, është i habitur me ecurinë e kombëtares së Kosovës, me pikët që ka tubuar deri e tash për pesë ndeshje, gjithsej 10 pikë.

Zvicra e mposhti me rezultat 4:1 Suedinë, kësisoj ka përforcuar fuqishëm vendin e parë me 13 pikë në Grupin B dhe ka tre më shumë se Kosova një xhiro para se të mbyllen kualifikimet në Grupe për Kampionatin Botëror në futboll. 

Fitorja e Kosovës në Slloveni me rezultat 2:0 ka befasuar gjithë Evropën.

“Kur një ekip si Kosova merr kaq shumë pikë, atëherë është absolutisht e merituar

Te Kosova kanë bërë punë të mirë në vitet e fundit.

Është mëkat, natyrisht, që nuk e kemi siguruar kualifikimin sonte. Ne kemi ekip solid. Presim ndeshje të vështirë ndaj Kosovës.

Por nuk do të fokusohemi në mbrojtje. Do ta shijojmë këtë fitore dhe më pas do të punojmë për të fituar tri pikë në Kosovë”, tha Yakin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot