“Ende nuk kemi arritur ku duam, s’kam koment për Granit Xhakën”, Leon Avdullahu flet pas fitores në Slloveni

- Bota Sot

“Ende nuk kemi arritur ku duam, s’kam koment për Granit Xhakën”, Leon Avdullahu flet pas fitores në Slloveni

Mesfushori Leon Avdullahu thotë se Kosova ende nuk ka arritur aty ku synon, ndërsa e vlerësoi si historike pjesëmarrjen në play-offin e Kampionatit Botëror 2026.

Avdullahu ndër të tjera refuzoi të komentojë deklaratat e Granit Xhakës, të cilit vetëm i uroi suksese.

Në një intervistë për telegrafin pas ndeshjes, ai qëndroi me këmbë në tokë – ku ndër të tjera shtoi se do të japin 100 për qind në secilën ndeshje.

“Kam ardhur për Kosovën me luajtur sepse jam shqiptar, por paraqitja është e tërë ekipit”.

“Është arritje shumë e madhe, historike. Por ende nuk kemi arritur aty ku duam të arrijmë. Kemi forcë dhe këtë e kemi dëshmuar, por besoj se do të japim 100 për qind si në grupe”.

I pyetur për Zvicrën dhe Granit Xhakën, Avdullahu shtoi se duhet revansh ndaj “Helvetikëve” për ndeshjen e parë.

“Loja e parë nuk u kanë më e mirë ndaj Zvicrës, e duhet me ua kthy edhe atyre diçka. Xhaka? S’kam ndonjë koment, veç i uroj suksese”.

Kujtojmë, përballja mes Zvicrës dhe Kosovës zhvillohet të martën me fillim prej orës 20:45 në “Fadil Vokrri”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot