Ambasadori britanik e përgëzon Kosovën për suksesin historik

- Bota Sot

Ambasadori britanik e përgëzon Kosovën për suksesin historik

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka uruar përfaqësuesen e Kosovës pas kualifikimit historik në fazën e “playoff-it” të Kupës së Botës 2026.

“Urime për fitoren e mbrëmshme dhe kualifikimin në play-off për Botërorin!

Po pres me padurim ndeshjen e së martës dhe ju uroj fat ekipit”, ka thënë ambasadori në një postim në rrjetin social Facebook.

Kosova do të luaj të martën ndeshjen e fundit të kualifikimeve kundër Zvicrës në stadiumin Fadil Vokrri nga ora 20:45.



Lexoni të gjitha në Bota Sot