Ylber Ramadani është pretendent për të fituar çmimin për golin më të bukur të vitit në Seria A. “Gran Gala Del Calcio” e ka përfshirë golin e Ylber Ramadanit në “Top 9” të përzgjedhur.
Ramadani shënoi pikërisht përballë Torinos një gol nga distanca, që ishte shumë i rëndësishëm për mbijetesën e Leçes. Rivalët e tij për këtë çmim janë futbollistë si Mois
Ken dhe Nikolo Barela, që po ashtu kanë shënuar gola mjaft të bukur.
“Gran Gala del Calcio” organizohet çdo vit nga Shoqata e Futbollistëve në Itali. Dhe ndër lojtarët që synojnë çmim prestigjioz, është edhe ish-lojtari i Partizanit.
Votimi mbyllet pikërisht një javë më pas, më 23 nëntor. Markus Thuram ishte lojtari që e fitoi në vitin e kaluar.