Zvicra pothuajse është e kualifikuar në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës.
Selektori i Zvicrës Murat Yakin është i sigurt se nuk do të ketë asnjë mrekulli nga Kosova në ndeshjen e së martës.
‘As e mendojmë humbjen”, -tha Yakin për të përditshmen zvicerane ‘Blick’–kjo skuadër do vetëm të fitojë dhe ne kështu luajmë’
Zvicra gjatë gjithë fushatës kualifikuese deri tani ka pësuar vetëm 1 gol dhe për trajnerin e skuadrës helvete, është e pamundur që skuadra e tij të pësojë 6 gola. ‘Nuk do të pësojmë 6 gola:, -tha Yakin.
“Në futboll gjithçka është e mundur, kemi parë shumë. Por personalisht nuk kam përjetuar asgjë të tillë dhe nuk dua ta përjetoj’