Juventusi në gjurmët e mbrojtësit

- Bota Sot

Juventusi në gjurmët e mbrojtësit

Juventus ka hedhur sytë drejt një prej mbrojtësve më premtues të Serie A-s: Tiago Gabriel, qendërmbrojtësi portugez i Lecces-s, vetëm 20 vjeç, por tashmë një nga zbulimet e kampionatit.

Performancat e tij të sigurta dhe fiziku imponues – me një lartësi prej afro 196 centimetrash – kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve bardhezi, të cilët po monitorojnë me kujdes zhvillimet. Lecce, nga ana e saj, e vlerëson lojtarin 25-30 milionë euro, një shifër që reflekton potencialin dhe rritjen e shpejtë të qendërmbrojtësit.

Paratiçi dhe stafi teknik i Juves e shohin portugezin si një investim afatgjatë, të aftë të përforcojë repartin në vitet e ardhshme.

Për momentin nuk ka tratativa të hapura, por Juventusi ka vendosur ta mbajë lojtarin nën vëzhgim të ngushtë, ndërsa Leçe është i ndërgjegjshëm se interesimi për talentin e ri pritet të rritet ndjeshëm në muajt e ardhshëm.



Lexoni të gjitha në Bota Sot