Precedentët, Shqipëria vetëm humbje ndaj Anglisë

- Bota Sot

Precedentët, Shqipëria vetëm humbje ndaj Anglisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot, ndeshjen e fundit të grupit K, atë ndaj Anglisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Kuqezinjtë kanë një bilanc negativ në përballjet me përfaqësuesen e “Tri luanëve”. Dominimi i ishullorëve është i padiskutueshëm, me 7 fitore në 7 takime të luajtura deri tani me një golaverazh të përgjithshëm 21-1.

Dy sfidat e para midis Shqipërisë dhe Anlgisë kanë qenë për kualifikueset e Botërorit 1990, të dyja të fituara nga anglezët, 2-0 në “Qemal Stafa” dhe 5-0 në “Ëembley”.

Ndeshja në Londër do të mbahet mend për debutimin në portën e kuqezinjve të Blendi Nallbanit vetëm 17 vjeç, si dhe goli i mrekullueshëm i shënuar nga Sulejman Demollarit, por i anuluar në mënyrë të çuditshme.

Kualifikueset e Botërorit 2002, sërish dy humbje për kuqezinjtë, 3-1 në Qemal stafa, me golin e Altin Rraklli në minutën e 91-të, i vetmi gol nga përfaqësuesja shqiptare ndaj anglezëve. Por sulmusit shqiptar i  anulohet padrejtësisht një gol për pozicion jashtë. Dhe pastaj vjen humbja 2-0 në transfertën angleze.

Pas një periudhe të gjatë, dy kombëtaret u përballën sërish për eliminatoret e Botërorit 2022, anglia fiton 2-0 në “Arenën Kombëtare” në Tiranë dhe 5-0 në Ëembley. Për të ardhur te kualifikueset e fundit të botërorit 2026, në të njëjtin stadium, Anglia fitoi përsëri 2-0. Historiku tregon qartë dominimin anglez, por ndeshja e 16 nëntorit do të jetë një mundësi e artë për Shqipërinë që të kërkojë një rezultat pozitiv në shtëpi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot