Marota: Kivu tek Interi? Mundësi e madhe, jo risk

- Bota Sot

Marota: Kivu tek Interi? Mundësi e madhe, jo risk

Bepe Marota, presidenti i Interit, ka folur para studentëve të Masterit në Menaxhimin e Sporteve në Rcs Academy, duke ndarë reflektime mbi karrierën dhe të ardhmen e futbollit.

Ai ka shpjeguar se zgjodhi Kristian Kivu si trajner pas Inzagit për të përfaqësuar vlera të forta dhe guximin për të kundërshtuar mediat.

“Ishte një mundësi e madhe, jo një risk,” tha Marotta.

Duke folur për PSG-në, Marotta theksoi se futbolli nuk është më vetëm për të shpenzuar, por për të balancuar financat me kompetencën.

Ai gjithashtu tregoi se karriera e tij nisi në Varese dhe se kulmi erdhi te Juventusi, ku, sipas tij, arriti një dominim të plotë të aftësive profesionale. Në lidhje me stadiumin e “San Siro”,

Marota shprehu keqardhje për mundësinë e prishjes, por e shpjegoi si një nevojë për të krijuar një stadium modern që do t’i ofronte mundësi më të mëdha zhvillimi dhe aktiviteteve sociale.



Lexoni të gjitha në Bota Sot