Fiorin Durmishaj u kthye në çështje përgjatë vitit 2019.
Sulmuesi shqiptar vendosi të largohej nga Shqipëria ku kishte luajtur deri me grupmoshën U-21. Durmishaj zgjodhi Greqinë ku asgjë nuk shkoi siç e kishte parashikuar, duke u aktivizuar vetëm në një ndeshje.
29-vjeçari e kishte karrierën në rënie më pas.
Për këtë sezon ka firmosur te Iraklis në kategorinë e dytë greke.
Minutat për Durmishajn kanë qenë të pakta. Sot iu besua një penallti në minutën e 75-të, që rezultoi vendimtare për fitoren 0-1 në transfertën e Asteras Tripolis B.
Iraklis kryeson aktualisht renditjen e përgjithshme dhe synon ngjitjen në elitë. Për të ishte goli i dytë në dy ndeshjet e fundit.