Lukaku kërkon të rikthehet për Superkupën e Italisë

- Bota Sot

Lukaku kërkon të rikthehet për Superkupën e Italisë

Napoli ka nisur sezonin me probleme për shkak të lëndimeve të rëndësishme. Trajneri Antonio Konte ka humbur Lukakun, De Brojnen dhe Anguisën për disa javë.

Pas pauzës, disa lojtarë po rikthehen. Spinacola dhe Gilmour janë gati për ndeshjen me Atalantën më 22 nëntor.

Rikthimi më i pritur është ai i Lukakut. Belgu ka nisur stërvitjet dhe synon të jetë gati për Superkupën italiana në Riad.

Koha mund të shkurtohet dhe ai mund të luajë që nga fundi i nëntorit ose fillimi i dhjetorit. Konte ndjek skuadrën edhe nga larg, duke qëndruar disa ditë në Torino, por mbetet në kontakt të vazhdueshëm me ndihmësin dhe menaxherin e klubit. Ai do të rikthehet fizikisht më 17 nëntor për të udhëhequr ekipin drejt sfidave të ardhshme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot