Ukraina kërkon shkëmbimin e të burgosurve

- Bota Sot

Ukraina kërkon shkëmbimin e të burgosurve

Ukraina po punon për të rifilluar shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë, duke shpresuar për lirimin e 1.200 ukrainasve para festave të fundvitit, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Shumë konsultime për të rifilluar procesin e shkëmbimeve të robërve të luftës janë realizuar në Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga Turqia në vitin 2022, të cilat përcaktojnë rregullat për shkëmbime të mëdha dhe të koordinuara mes Rusisë dhe Ukrainës.

Në frontin e luftës, Ushtria ukrainase goditi rafinerinë e naftës ruse në Ryazan, e cila ndodhet rreth 200 km në juglindje të Moskës, si “pjesë e përpjekjeve për të zvogëluar aftësinë e armikut për të nisur sulme me raketa dhe bomba.”

Ushtria ukrainase tha se sulmi shkaktoi shpërthime të shumta dhe një zjarr të madh në vendngjarje.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se rrëzoi tetë dronë ukrainas gjatë katër orëve mbi rajonet e Belgorodit, Bryansk dhe Kursk, si dhe Krimenë e pushtuar nga Rusia.

Zelensky premtoi një “rifillim” të punës së kompanive shtetërore të energjisë, duke përfshirë reforma për të çrrënjosur korrupsionin, ndërsa qeveria e tij vazhdon të përballet me një skandal të madh, në të cilin hetuesit thanë se 100 milionë dollarë u përvetësuan nga firmat e energjisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot