Kombëtarja e Irlandës e ka siguruar play-offin në Kupën e Botës 2026, pasi mposhti 2:3 Hungarinë.
Ishte Troy Parrott që shënoi golin për 2:3 në sekondat e fundit për t’ia siguruar shtetit të tij vendin e dytë.
Me këtë fitore, Irlanda do të luajë në play-off dhe mund të jetë kundërshtar i mundëshëm i Shqipërisë apo Kosovës.
Edhe pse e mbylli këtë fazë kualifikuese në pozitën e tretë, edhe Hungaria do të luajë në play-off – madje kjo e fundit është e kualifikuar direkt në finale pas suksesit në UEFA Nations League.