Harry Kane ishte ai i cili vendosi fatin e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Anglisë me dy golat e tij në pjesën e dytë.
Por ai theksoi se nuk kishte qenë aspak e lehtë të arrihej një sukses i tillë në Tiranë.
“Ishte një ndeshje vërtet e vështirë, një nga më të vështirat që patëm në grup. Na u desh të ishim të duruar dhe t’i bënim presing, gjë që e bëmë dhe përfunduam me një fitore 2:0 dhe një tjetër rrjetë të paprekur.
Në pjesën e parë bëmë goditje nga jashtë portës, pastaj kur hyri Saka, e dinim sa i mirë është ai me shtyllën e parë.
Kështu që shkuam në shtyllën e parë, patëm pak fat me goditjen standarte, por për fat të mirë isha aty për ta devijuar.
Nëse do të shkosh larg në çdo turne, të nevojitet një skuadër e tërë, të nevojiten lojtarë që nuk janë vetëm titullarë, që vijnë nga stoli dhe bëjnë diferencën.
Kështu është futbolli. Nuk janë vetëm 11 që luajnë, djemtë hyjnë dhe bëjnë diferencën”, tha Kane.