Laçi: Pësimi i golit na paralizoi

- Bota Sot

Laçi: Pësimi i golit na paralizoi

Mesfushori Qazim Laçi foli për “Klan Tv” pas përfundimit të ndeshjes. Ai deklaroi se bënë një ndeshje të mirë, por u ndëshkuan te golat.

“Nga minutat e parë kemi bërë mjaft mirë, deri në 70 minuta bëmë disa aksione për gol, por fatkeqësisht nuk ndodhi, por ishte e vështirë të kthenim ndeshjen.

Jam dakort me ty, ai goli i parë e kishim punuar se është Kejn që i shfrytëzon këto raste, gjithë ndeshjen bëmë mirë, nuk ishim të fokusuar te goli dhe fatkeqësisht nuk e kthyem ndeshjen.

Rasti me portierin ishte 50 me 50 prekëm dhe topin dhe tokën.

E mendova rastin me Bajramin por mendova që kishte lojtarë të tjerë, dhe e bëra shpejt. Lala ka qenë shumë i mirë si trajner, nuk besoj se ndonjë mesfushor mund ti ngjajë Lalës.

Nuk ishte e thjeshtë unë dhe Myrto duhet të punonim nga ana difensive, të gjithë mundoheshim të iknim përpara deri në minutën e 70′ dhe pastaj na paralizoi edhe goli”, përfundoi ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot