Norvegjia është kualifikuar në Kampionatin Botëror në futboll.
Italia do të kërkojë rrugën për në Botëror përmes Play-off-it.
Norvegjia ngadhënjeu me përmbysje në “San Siro”, me rezultat 4:1 ndaj Italisë.
Italia avancoi me rezultat 1:0 në minutën e 11-të duke iu falënderuar golit të futbollistit Esposito).
Në pjesën e dytë Erling Haaland me shokë përmbysën gjithçka.
Për Norvegjinë shënuan Nusa (63), Haaland (78 e 80") e Larsen (90+3).
Norvegjia me seri fantastike, tetë ndeshje tetë fitore, duke përfunduar në vend të parë në Grupin I me 24 pikë e Italia mbetet në pozitën e dytë me 18 sosh.