Kroatëve iu ndodh e papritura në Mal të Zi! Ja kush i sulmon

- Bota Sot

Kroatëve iu ndodh e papritura në Mal të Zi! Ja kush i sulmon

Tensione para ndeshjes mes Malit të Zi dhe Kroacisë e cila luhet nesër në Podgoricë (20;45), në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll.

“Huliganët në Mal të Zi sulmojnë tifozët kroatë! Ata thyejnë pasqyrat dhe xhamat e makinave të tyre.

Një grup tifozësh kroatë u sulmuan në qytetin Ugnja në Mal të Zi, në autostradën Cetinje – Budvë”, - raporton media malazeze “Vijesti”.

I njëjti burim pohon se grupi i tifozëve kroatë u bllokua nga rruga e tyre dhe se huliganët ua thyen dritaret dhe xhamat.

Tifozët kroatë kontaktuan policinë e Cetinjes, e cila po punon për këtë rast. Policia i informoi në Mal të Zi se janë gati për ndeshjen e futbollit në Podgoricë dhe u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë ligjin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot