Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur orarin zyrtar të aktiviteteve të Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Zvicrës për ditën e hënë, 17 nëntor 2025, një ditë para përballjes së tyre kualifikuese që zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Sipas njoftimit, në orën 11:30 Kombëtarja e Kosovës do të mbajë stërvitjen zyrtare, ndërsa në orën 12:45 do të zhvillohet konferenca për media e përfaqësueses dardane.
Pasditja i takon ekipit helvetik: në orën 15:45 është paraparë konferenca për media e Kombëtares së Zvicrës, ndërsa në orën 17:00 Zvicra do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri”.
FFK njofton se të gjitha aktivitetet do të mbahen në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe u bën thirrje mediave që të jenë të pranishme të paktën 15 minuta para fillimit të çdo konference.