Moska dhe Kievi bashkëpunojnë për shkëmbimin e të burgosurve

- Bota Sot

Moska dhe Kievi bashkëpunojnë për shkëmbimin e të burgosurve

Grupet e ekspertëve rusë dhe ukrainas janë të angazhuar në bashkëpunim për shkëmbimin e të burgosurve, tha zëdhënësi i Presidentit rus Dmitry Peskov.

“Ka vërtet kontakte mbi shkëmbimin e të burgosurve në nivel ekspertësh. Bisedimet vazhdojnë, por nuk do të hyj në detaje tani”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Më 11 nëntor, Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, i cili kryesoi delegacionin ukrainas në bisedimet me Rusinë, papritmas tha se ndodhej në Stamboll “për takime të reja mbi shkëmbimet e të burgosurve”.

Asnjëri shtet nuk e kishte përmendur më parë këtë udhëtim apo negociatat e ardhshme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot