Tovërlani: Finlanda më e fortë se sa Qipro, do të na duhet më shumë luftë

- Bota Sot

Tovërlani: Finlanda më e fortë se sa Qipro, do të na duhet më shumë luftë

Trajneri i Kosovë U21, Afrim Tovërlani, ka thënë se ekipi i tij ka analizuar mirë Finlandën dhe do të mundohet të krijojë mundësitë e veta në fushë.

Kombëtarja e Kosovës U21 po përgatitet për ndeshjen e së martës ndaj Finlandës U21, një ndeshje e rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Euro 2027. Aktualisht Kosova U21 ndodhet në vendin e tretë në grup, pas Spanjës dhe Finlandës, me pikë që e mbajnë ende në garë për kualifikim. Finlanda U21 renditet e dyta, ndërsa skuadrat e tjera, si Qipro dhe San Marino, janë më poshtë në klasifikim.

Tovërlani ka theksuar se e di që përballja do të kërkojë përqendrim maksimal dhe shumë luftë fizike.

“Kundershtarin e kemi analizuar, kemi pasur mjaft material, dhe do të krijojmë mundësitë dhe rastet tona. Finlanda është më e fortë se sa Qipro, prandaj do të na duhet më tepër luftë e më shumë duele. Gjendja e futbollistëve është e mirë, por problemi kryesor është se kemi ardhur nga një temperaturë njëzet e një gradë në minus gradë”, është shprehur ai. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot