Panik në Londër, furgoni shpërthen në parkingun e një qendre tregtare

- Bota Sot

Panik në Londër, furgoni shpërthen në parkingun e një qendre tregtare

Një burrë u dërgua me urgjencë në spital me djegie pas një shpërthimi në një furgon në parkingun nëntokësor të një qendre tregtare në Wimbledon, Londër.

Sipas raportimeve të GB News, shpërthimi ndodhi të hënën në mëngjes, duke shkaktuar panik, pasi qendra tregtare, që në atë moment ishte e mbushur .

Zyrtarët e policisë dhe zjarrfikësit thanë se shpërthimi u shkaktua nga objektet e ndezshme që ndodheshin në furgon, pasi çatia e tij – për arsye ende të paqarta – goditi strukturën e parkingut.

Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë furgonin pothuajse të shkatërruar, me dritare të thyera dhe pjesën e brendshme të ekspozuar.

Një zëdhënës i Policisë Metropolitane tha se shoferi, një burrë rreth të 60-ave, u plagos dhe u dërgua menjëherë në spital. Ai shtoi se incidenti është duke u hetuar dhe nuk besohet të ketë lidhje me terrorizmin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot