Matematika/ Bien shanset e Shqipërisë për vazon 2, mbetemi në 3

- Bota Sot

Matematika/ Bien shanset e Shqipërisë për vazon 2, mbetemi në 3

Humbja me Anglinë i ka komplikuar së tepërmi pozitat e kuqezinjve në “play-off”-in e ardhshëm të kualifikueseve të Botërorit, pasi disfata e së dielës na zbret në grupin e parafundit (vazo 3). Pra, e thënë ndryshe, Shqipëria jo vetëm që u mund 0-2 nga Anglia në ndeshjen e fundit të Kualifikueseve, por humbi edhe objektivin më të rëndësishëm të mbrëmjes: vazon e dytë. Fitorja e Ukrainës ndaj Islandës konfirmoi matematikisht vendin e tyre në “play-off” dhe i hoqi kuqezinjve çdo skenar të mbetur për t’u ngjitur në vazo 2.

Me këtë rezultat, Shqipëria bie përfundimisht në vazon e tretë, pavarësisht paraqitjeve të mira në ndeshjet e grupit. Në fund suksesi i Ukrainës vulosi fatin kuqezi. Shqipëria humbet kështu një mundësi të rëndësishme në renditje, e cila do të kishte ndikuar drejtpërdrejt në shortin e “play off”-it të enjten e 20 nëntorit.

Në fakt, Shqipëria do të presë të enjten, për të mësuar rivalin në gjysmëfinalen e “play off”. Fakt është tashmë se kuqezinjtë janë përfundimisht në vazon e tretë, dhe sfidën gjysmëfinale do e luajnë në transfertë. Data e paracaktuar është 26 mars. Përfaqësuese të tjera, mbeten në garë për të ndryshuar fatin e tyre. Në letër ekziston mundësia, që në përfundim të ditës sot të ketë një situatë të re në vazon e dytë.

Në rast se Gjermania do humbasë ndaj Sllovakisë, atëherë janë sllovakët që kualifikohen direkt. Ky skenar do të vështirësonte gjithçka për kuqezinjtë në “play off”. Fillimisht Gjermania do të vendosej si rival i mundshëm në rast finaleje, ndërsa në anën tjetër do të ishte Polonia që merrte vendin e Sllovakisë në vazon e dytë. Gjithçka do të marrë zgjidhje të mërkruën pasi të jenë mbyllur të gjitha ndeshjet. Ndërsa shorti të enjten do të caktyojë kundërshtarët.



Lexoni të gjitha në Bota Sot