Prizren; Therja e 14-vjeçares në një shkollë, detaje nga policia

- Gazeta e Prizrenit

Prizren; Therja e 14-vjeçares në një shkollë, detaje nga policia

Një mosmarrëveshje mes dy të miturve ka përfunduar me plagosje në shkollën fillore “Fadil Hisari” në Prizren. Sipas raportit policor, një 12-vjeçar dyshohet se ka përdorur një mjet të mprehtë duke plagosur një vajzë 14-vjeçare, raporton Gazeta e Prizrenit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, e ka konfirmuar rastin për Gazetën e Prizrenit. Ai tha se viktima është dërguar menjëherë në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor nga familjarët e tij, ku u mor në pyetje nga hetuesit e delikuencës së të miturve.

“Më datë 17.11.2025, rreth orës 12:55, është raportuar për një mosmarrëveshje mes dy të miturve në një shkollë fillore në Prizren, gjatë së cilës njëri prej tyre ka përdorur mjet të mprehtë duke e plagosur tjetrin. Viktima vajzë (14 vjeçare) është dërguar në Emergjencën Spitalore në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor. I dyshuari ( 12 vjeç ), është sjellë në stacion policor nga familjarët dhe me të janë merr hetuesit e delikuencës së të miturve. Të dy janë nxënës të shkollës së njëjtë. Rasti është në trajtim.”

Policia nuk ka dhënë detaje për motivin e ngjarjes, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente./Gazeta e Prizrenit



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit