Dueli në mesfushë që ndez derbin e Milanos

- Bota Sot

Dueli në mesfushë që ndez derbin e Milanos

Hakan Çalhanoglu dhe Luka Modric janë gati për supersfidën.

Me pak ditë të mbetura deri te takimi në “San Siro”, Chivu dhe Massimiliano Allegri kanë nisur të mendojnë për formacionet, duke pasur të dy në qendër të planeve të tyre mesfushorin organizator.

Përballja në “San Siro” pritet të jetë shumë e ekuilibruar dhe, ashtu si shpesh ndodh, diferencën pritet ta bëjnë mesfushorët. Çalhanoglu dhe Modric kanë cilësitë për të qenë vendimtarë në sfida të tilla, ndaj ata do të jenë dy të vëzhguarit kryesorë të mbrëmjes së së dielës, hijet e njëri-tjetrit.

Pas shqetësimit në dorë të pësuar me Turqinë, Çalhanoglu u kthye në Milano mbrëmjen e djeshme dhe sot do të ketë ditë pushimi, ashtu si lojtarët e tjerë që vijnë nga ekipet kombëtare. Për trajnerin Chivu, ai do të jetë ekuilibri i derbit: presioni i lartë ka qenë një nga armët e Interit në këtë nisje sezoni dhe aftësia e Calhas për të udhëhequr skuadrën do të jetë thelbësore.

Në lojën e çifteve të mesfushës, turkut i takon të mbulojë Modricin në presionin e parë; një lojtar që ai e admiron dhe e konsideron si një mjeshtër të rolit. Nga ky duel, në fakt, do të kalojë një pjesë e madhe e mundësive sulmuese të të dy ekipeve.

Për Çalhanoglu, kjo do të jetë përballja e tij e 17-të ndaj Milanit, një rivalitet që është zbehur me kalimin e viteve, sidomos pas transferimit të tij te ‘kushërinjtë’ zikaltër. Një derbi që madje mund të mos e luante fare, për shkak të zërave të merkatos gjatë verës që e shihnin drejt një rikthimi në Turqi. Siç thuhet: gjithçka mbaron mirë, kur fillon mirë.

Në kthimin e tij te Milani, Allegri ka ditur ta rindërtojë skuadrën në mënyrë perfekte rreth Modricit. Në Madrid, ishim mësuar ta shihnim kroatin si ‘mezz’ala’ kreative falë pranisë së Casemiro-s para mbrojtes, ndërsa në Milano ai është ulur më poshtë dhe është bërë qendra absolute e lojës, pa hequr dorë nga inkursionet përpara, ku shpesh ka rezultuar vendimtar.

Regjia e tij është një pluset e mëdha të Milanit këtë sezon dhe që për momentin po funksionon shkëlqyeshëm. Ajo që ka habitur më shumë është lehtësia dhe mentaliteti me të cilin ai është futur në një kontekst që sezonin e kaluar ishte shumë i ndërlikuar. Pavarësisht dyshimeve për moshën,

Modriç po tregon përkushtim të madh dhe derbi do të jetë një tjetër rast për të vërtetuar (edhe një herë, sikur të ishte e nevojshme) madhështinë e tij.

A do të vendoset derbi nga një goditje e fuqishme nga distanca e Çalhanoglu-së apo nga një shpikje gjeniale e Modricit?

“Këtë do ta zbulojmë vetëm duke jetuar”, siç thoshte Lucio Battisti. Për momentin, s’mund të bëjmë tjetër veçse të qetësohemi dhe të përgatitemi për supersfidën mes dy prej mesfushorëve më të mirë të kampionatit. Derbi po afrohet.



Lexoni të gjitha në Bota Sot